
Dhjetëra gra u bënë bashkë në Kabul për të protestuar për të drejtat e tyre, pasi vendi ra në duart e talebanëve.
Shumë gra frikësohen se me rikthimin e talebanëve në pushtet, do të rikthehet edhe regjimi i viteve 1996-2001, kur u detyruan të mbulonin fytyrat kur dilnin jashtë dhe merrnin ndëshkime të ashpra për shkeljen më të vogël. Ato bënë thirrje për t’u përfshirë në qeveri dhe për të punuar.
“25 vjet më parë, kur erdhën talebanët, ata më penguan të shkoja në shkollë. Pasi mbaroi sundimi i tyre, unë studiova dhe punova shumë. Për hir të së ardhmes tonë, ne nuk do të lejojmë që kjo gjë të ndodhë përsëri”, tha për mediat e huaja një prej protestuesve, Azita Nazimi Tolo.
Por protesta e tyre u shpërnda nga talebanët. Këta të fundit, sipas grupit që ngriti zërin, përdorën gaz lotjsellës dhe spraj piperi për shpërndarjen e turmës.
Një demonstruese tjetër, Soraya, tha: “Ata gjithashtu goditën gratë në kokë me armë dhe ato u gjakosën.”
Video: A number of women rights activists and reporters protested for a second day in Kabul on Saturday, and said the protest turned violent as Taliban forces did not allow the protesters to march toward the Presidential Palace. #TOLOnews pic.twitter.com/X2HJpeALvA
— TOLOnews (@TOLOnews) September 4, 2021