Greqia përpiqet të shuajë luftën mes Izraelit dhe Palestinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greqia përpiqet të shuajë luftën mes Izraelit dhe Palestinës

Greqia do të bëjë përpjekje për të ulur tensionet midis Izraelit dhe Palestinës, që prej më shumë se një jave ndodhen në një konflikt të armatosur.

 

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të udhëtojë këtë të martë për në Izrael dhe në territoret palestineze.

 

Advertisement

Ai do të takohet me Patriarkun e Jeruzalemit Theophilos III dhe me kryeministrin palestinez Mohamed Ibrahim Stageh.

 

Gjithashtu të mërkurën, Dendias do të marrë pjesë në telekonferencën e jashtëzakonshme të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian , të thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, mbi zhvillimet në rajon.

 

Advertisement

Nikos Dendias është ministri i parë i Jashtëm i një vendi anëtar të BE-së që viziton Izraelin dhe Palestinën, që nga fillimi i krizës.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy