Greqia i “qahet” BE-së: Si ta frenojmë Turqinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greqia i “qahet” BE-së: Si ta frenojmë Turqinë

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias bëri thirrje për një politikë më të rreptë të Bashkimit Evropian ndaj Turqisë, duke thënë se frika e sanksioneve evropiane bëri që Ankaraja të intensifikojë provokimet në gjysmën e dytë të vitit 2020.

“Nëse më pyet nëse jemi të kënaqur, unë do të të tregoj se si do të dëshironim që BE të ishte më e ashpër ndaj Turqisë,” tha ai në një forum virtual mbi politikën e jashtme greke, raporton Kathimerini.

Ai shtoi se, megjithatë, BE është një bllok prej 27 shtetesh, i cili ende vepron në bazë të konsensusit.

Interesi evropian dhe kombëtar

Advertisement

“Interesi kombëtar herë pas here tejkalon atë evropian. Por, ai është akoma një instrument shumë i fuqishëm, ndoshta më i fuqishmi”, vuri në dukje ministri grek.

Dendias tha se angazhimi ndaj së drejtës ndërkombëtare është një gur themeli i politikës së jashtme greke, duke shtuar se qëllimi i vendit është, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë të një mendjeje, “ta bëjë Turqinë të vetëdijshme se respektimi i ligjit ndërkombëtar është e vetmja përgjigje e problemeve”.

“Dialogu është, sigurisht, si një valvul për të çliruar tensionin, por nuk është një kurë për problemet,” tha ministri grek.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy