Grupi ndërkombëtar financiar: Ekonomia ruse do të tkurret me 15%

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Grupi ndërkombëtar financiar: Ekonomia ruse do të tkurret me 15%

Ekonomia ruse pritet të tkurret me 15% këtë vit dhe 3% të tjera në vitin 2023, për shkak të goditjes së rëndë që ka marrë nga sanksionet, që nga fillimi i sulmit në Ukrainë më 24 shkurt, çka do të zhbënte 15 vjet përparime ekonomike, bëri të ditur Instituti i Financave Ndërkombëtare, një grup që operon në industrinë globale të shërbimeve financiare.

 

Qëndrueshmëria e rublës, monedhës ruse, e ka mbrojtur pjesërisht ekonominë e vendit nga ndikimi i plotë i sanksioneve. Ajo çka po e mbështet rublën janë shitjet në nivele të larta të naftës dhe gazit natyror dhe Banka Qendrore ruse, e cila ka rritur normat e interesit dhe ka vendosur kontrolle mbi kapitalin, për të mos lejuar që paratë të largohen nga vendi.

 

Advertisement

Presidenti Vladimir Putin tha këtë javë se papunësia dhe inflacioni po ulen, duke mbështetur pretendimet e tij të shpeshta se Rusia po ia del mbanë, pavarësisht sanksioneve perëndimore.

 

Megjithatë, Instituti i Financave Ndërkombëtare argumenton se sanksionet, pjesërisht duke inkurajuar kompanitë e huaja që të braktisin Rusinë, po e dëmtojnë ekonominë e këtij vendi, duke zhbërë më shumë se një dekadë rritje ekonomike. Po sipas grupit, disa nga pasojat më domethënëse të sanksioneve, nuk janë ndjerë ende./VOA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy