Sa do të “lëkundet” ekonomia ruse, pas vendimeve të Perëndimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sa do të “lëkundet” ekonomia ruse, pas vendimeve të Perëndimit

Ndërkohë që Rusia shton bombardimet, Perëndimi po ashpërson sanksionet ndaj saj. SHBA, BE dhe Mbretëria e Bashkuar kanë parashikuar qindra sanksione të cilat priten të hyjnë në fuqi këtë javë, por sa tremb kjo ekonominë ruse?

Që nga viti 2014, kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë vendosën sanksione ndaj Moskës pas aneksimit të Krimesë, presidenti i Rusisë është përpjekur të ndërtojë një ekonomi të aftë për t’i bërë ballë ndëshkimeve shumë më të ashpra.

Sulmit të Putin fuqitë e mëdha po i përgjigjen me penalitete ndaj Moskës. SHBA vendosi kufizime në të gjithë industritë, nga ngrirja e aktiveve për 4 bankat më të mëdha deri te kufizimet e borxhit dhe kapitalit në firmat kritike të minierave, transportit dhe logjistikës.

Sanksionet janë ende mbi tavolinë, por Rusia po përpiqet të forcojë aleancën me Kinën. Të dy vendet kanë një marrëveshje 117.5 miliardë dollarësh nafte dhe gazi që çimenton më tej marrëdhëniet e tyre ekonomike dhe zvogëlon varësinë financiare të Rusisë nga Evropa.

Advertisement

Megjithatë pozicioni i Kinës mbetet i paqartë në këtë luftë, pasi ajo nuk e ka njohur kurrë aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe ende një marrëdhënie të ngushtë ekonomike me Ukrainën duke e konsideruar si urën mes Europës për marrëdhëniet tregtare.

Frika ndaj sanksioneve që e përjashton Rusinë nga çdo ndërveprim ekonomik me Evropën i bëri aksionet ruse të rrëzohen me mbi 33% në ditët e para të luftës. Që atëherë ata kanë rikuperuar disa nga këto humbje, por rubla vazhdon të tregtohet afër niveleve rekord kundrejt dollarit dhe euros.

Me kalimin e kohës, ndëshkimi ndaj Rusisë mund të bëjnë që tregu i aksioneve të vendit të lëkundet, të ulë vlerën e rublës dhe ta bëjë të bërit biznes në Rusi gjithnjë e më të vështirë. E vetmja gjë që do të mund “të lëkundi” Putin është Shkëputja e bankave ruse nga sistemi SWIFT.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy