Haga fundos “kasapin” e Bosnjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Apelit në Hagë ka lënë në fuqi dënimin me “burgim të përjetshëm” për ish-komandantin ushtarak të serbëve, Ratko Mlladic, i cili akuzohet për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Me kete vendim, ish-gjenerali 79-vjeçar do ta kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në qeli.

Më 2017, Mlladic, në gjykimin e shkallës së parë, ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e mbi 8 mijë burrave në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë. Kjo masakër është cilësuar si një ndër mizoritë më të rënda në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.79-vjeçari, i cilësuar si “kasapi i Bosnjes”, është akuzuar edhe për përndjekjen e myslimanëve dhe kroatëve te Bosnjës, si dhe për mbajtjen peng të pjesëtareve të forcave të Kombeve të Bashkuara.

Advertisement

Ngjarja e Srebrenicës dhe rrethimi shumëvjeçar i Sarajevës ishin zhvillimet që nxitën kundërshtimin e ndërkombetarëve. Sulmet ajrore të NATO-s çuan në përfundimin e luftës me marrëveshjen e Dejtonit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, përmes një deklarate e cilësoi një ngjarje “historike” konfirmimin e dënimit me burgim të përjetshëm për ish-komandantin serb.

Advertisement

“Shpresoj që gjykimi i sotëm të jetë një ngushëllim për të gjithë ata që janë të pikëlluar, edhe pse kurrë nuk mund të fshijmë tragjedinë e vdekjes së tyre”, nënvizoi presidenti.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë paditi Ratko Mlladic më 24 korrik 1995. Pas 16 vjetësh në arrati, ai u paraqit në gjykatë për herë të parë në korrik të vitit 2011.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy