“Hagia Sofia” kthehet ne xhami/ Gjykata pranon kërkesën e Erdogan, kundërshtojnë ortodoksët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Hagia Sofia” kthehet ne xhami/ Gjykata pranon kërkesën e Erdogan, kundërshtojnë ortodoksët

Gjykata më e lartë administrative në Turqi vendosi këtë të premte shndërrimin e muzeut të Agjia Sofias në xhami.

Ikona e Stambollit e Shekullit të 6, njëherësh dhe një prej vendeve më historike e klasifikuar si trashëgimi botërore, ish katedralja e kthyer në muze, nga sot do të shërbejë si xhami.

Unesco i kishte kërkuar Turqisë të mos ndryshonte statusin e Agjia Sofias pa asnjë diskutim, po ashtu edhe SHA dhe udhëheqësit e Kishave, u deklaruan kundër një vendimi të tillë.

Kisha Ortodokse Ruse ka reaguar menjëherë duke shprehur keqardhje që gjykata turke nuk i mori parasysh shqetësimet e saj në verdiktin përfundimtar. Mediat Ruse shkruajnë se Kisha Ortodokse shpreh shqetësimin se një vendim i tillë, mund të çojë në ndarje edhe më të mëdha.

Advertisement

Por përmbushja e kërkesës së presidentit turk, mund të thellojë tensionet edhe me Greqinë fqinje, e cila i bëri thirrje Ankarasë zyrtare të ruajë statusin actual të Agjia Sofias.

Gjykata turke avendosi anullimin e vendimit të kabinetit të themeluesit të Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturk, të vitit 1934, me kërkesë të presidentit turk Rexhep Tajip Erdoan. Ky i fundit premtoi gjatë zgjedhjeve presidenciale kthimin e muzeut në xhami, por kjo kërkesë, shihet si një përpjekje politike e Erdogan, për të fituar një mandate tjetër në zgjedhjet e ardhshme.

Agjia Sofia u ndërtua nga Perandori Bizantin Justinian në shekullin e gjashtë pas Krishtit dhe për më shumë se 1 mijë vjet ka shërbyer si kisha më e madhe e botës së krishterë. Por pas pushtimit të Kostandinopojës nga otomanët e udhëhequr nga Sulltan Mehmeti II, në vitin 1453, muzeut iu shtuan 4 minare duke e kthyer në Xhami.

Me ardhjen në pushtet të themeluesit të Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturk, Agja Sofia u shëndrrua në muze, si një akt për të kthyer vendin në shtet modern dhe laik.

Advertisement

“Hagia Sofia” kthehet ne xhami/ Gjykata pranon kërkesën e Erdogan, kundërshtojnë ortodoksët shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy