Mitsotakis: Greqia dënon vendimin e Turqisë për ta kthyer ‘Hagia Sophia’ në një xhami

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mitsotakis: Greqia dënon vendimin e Turqisë për ta kthyer ‘Hagia Sophia’ në një xhami

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar lidhur me vendimin e presidentit të Turqisë, Erdogan për ta kthyer Hagia Sophia në një xhami.

“Greqia dënon me forcë vendimin e Turqisë për ta kthyer Hagia Sophia në një xhami. Ky vendim, më shumë se 85 vjet nga shpallja e tij si muze, ofendon karakterin e tij ekumenik.”

Në postimin e tij, Kryeministri Grek vazhdoi: “Është një zgjedhje që fyen gjithashtu të gjithë ata që e njohin monumentin si një vend që i përket kulturës globale. Natyrisht, ky vendim ndikon jo vetëm në marrëdhëniet e Turqisë me Greqinë, por edhe marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian, Unesco dhe bashkësinë globale në tërësi.

Nga ana tjetër, presidentja Katerina Sakellaropoulou tha se Hagia Sophia është një monument që i përket njerëzimit dhe trashëgimisë kulturore botërore.

Advertisement

Mitsotakis: Greqia dënon vendimin e Turqisë për ta kthyer ‘Hagia Sophia’ në një xhami shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy