minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Hamasi liron dy pengje, në pritje edhe 10 të tjerë - Struga.info


Hamasi liron dy pengje, në pritje edhe 10 të tjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hamasi liron dy pengje, në pritje edhe 10 të tjerë

Ushtria e Izraelit tha të mërkurën mbrëma se Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka filluar t’i lirojë 12 pengje të tjera nga Rripi i Gazës në ditën e gjashtë të armëpushimit.

Ajo tha se dy pengjet e para u dërguan nga Gaza në Egjipt, ndërsa 10 të tjera pritet të lirohen së shpejti.

Kjo është hera e gjashtë e lirimit të pengjeve izraelite në përputhje me një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.

Në këmbim, Izraeli pritet t’i lirojë 30 të burgosur palestinezë sonte më vonë.

Advertisement

Ujdia e armëpushimit pritet të skadojë të enjten herët në mëngjes. Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë janë duke punuar për ta zgjatur atë edhe për disa ditë, në mënyrë që të mundësohet lirimi i pengjeve të tjera.

Hamasi i rrëmbeu rreth 240 pengje më 7 tetor, kur i theu pengesat kufitare dhe u fut në jug të Izraelit, duke i vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke e nxitur një luftë shkatërruese.

Besohet se edhe rreth 150 pengje janë duke u mbajtur ende nga Hamasi në Gazë.

Më shumë se 15.000 palestinezë janë varë gjatë ofensivës ajrore dhe tokësore të Izraelit në Gazë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi./R.E.L

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy