Hamasi: Përgjigja e Izraelit ndaj propozimit për armëpushim në Gaza është negative

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hamasi: Përgjigja e Izraelit ndaj propozimit për armëpushim në Gaza është negative

Një zyrtar i lartë i Hamasit , Osama Hamdan, tha të mërkurën (20/3) se përgjigja izraelite ndaj propozimit të Hamasit për një armëpushim në Gaza është “përgjithësisht negative”.

“Ndërmjetësuesit në Katar na përcollën të martën mbrëma qëndrimin e Izraelit për propozimin e Hamasit, i cili është përgjithësisht negativ” tha zyrtari i grupit islamik palestinez gjatë një konference për shtyp në Bejrut.

Hamasi po propozon në mënyrë specifike një armëpushim gjashtëjavor gjatë të cilit 42 pengje të mbajtura në Gaza mund të lirohen në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë në Izrael./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy