Hetimet për ndërtimet në Turqi/ 206 prokurorë për shembjen e objekteve që sollën katastrofën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hetimet për ndërtimet në Turqi/ 206 prokurorë për shembjen e objekteve që sollën katastrofën

Autoritetet turke kanë nisur hetimet në lidhje me ndërtimet e shkatërruara nga tërmeti i fuqishëm i 6 shkurtit.

 

Lajmin e ka bërë të ditur  ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag teksa shtoi se 206 prokurorë publikë jane emeruar  nga Këshilli i Gjykatësve dhe Prokurorëve të vendit për të ndjekur proceset në zonat e goditura nga tërmeti.

 

Advertisement

MINISTRI I DREJTËSISË

 

“Kryeprokurorët nisën hetimet në lidhje me këto ngjarje. 

 

Advertisement

Kushdo që ka gabuar apo ka treguar  neglizhencë do të dalë para drejtësisë dhe do të përgjigjet para ligjit.”

 

Një prej kontraktorëve të njw residence  me 250 apartamente në Hatay ku qëndronin 1000 persona  u arrestua teksa tentonte të arratisej drejt Malit të Zi. Ai është Mehmet Yaşar Coşkun dhe u ndalua në aeroportin e Stambollit  me njw sasi parash  me vete.. Kontraktori kishte zgjedhur për t’u arrastisur në Malin e Zi, ku ka edhe një firmë konsulence të cilën e themeloi së bashku me vëllain e tij, inxhinier ndërtimi.

 

Advertisement

Turqia për vite me radhë ka rrezikuar duke mos zbatuar ligjet moderne të ndërtimit. Vendi ka lejuar dhe në disa raste, edhe ka inkurajuar ndërtime të objekteve në zonat që janë të rrezikuara më shumë nga dridhjet e tokës.

 

Zbatimi i dobët i ligjeve për të cilin ekspertët e gjeologjisë dhe inxhinierisë kanë paralajmëruar prej kohësh, po debatohet sërish pas tërmeteve shkatërruese të kësaj jave, të cilët rrafshuan mijëra ndërtesa dhe vranë më shumë se 24 mijw  njerëz në Turqi dhe Siri.Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka pranuar “mangësitë” në reagimin e vendit ndaj termetit.

 

Advertisement

Pak para zgjedhjeve të fundit presidenciale dhe parlamentare të Turqisë në vitin 2018, qeveria parashtroi një program gjithëpërfshirës për të dhënë amnisti për kompanitë dhe individët përgjegjës për disa shkelje të kodeve të ndërtimit të vendit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy