Hetohen dosjet sekrete të Biden; Presidenti amerikan nuk i dorëzoi në arkivë dokumentet e klasifikuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland, njoftoi emërimin e një prokurori të posaçëm për të hetuar mbi dokumentet sekrete qeveritare që iu gjeten presidentit Joe Biden.

 

Ky hetim mund të hedhë hije mbi kandidimin e pritshëm të presidentit demokrat për një mandat të dytë në vitin 2024. Garland tha se Robert Hur, një ish-prokuror në shtetin e Merilendit, do të shërbejë si hetues i posaçëm.

 

Advertisement

Kreu i Departamentit të Drejtësisë e bëri njoftimin pasi Shtëpia e Bardhë konfirmoi se disa dokumente të tjera të klasifikuara u gjendën në shtëpinë e Biden në Delaware.

 

Këto dokumente sekrete besohet se përfshijnë memorandume të inteligjencës amerikane dhe materiale informuese në lidhje me Ukrainën, Iranin dhe Mbretërinë e Bashkuar.

 

Advertisement

Në nëntor Garland emëroi prokurorin e posaçëm Jack Smith, për të mbikëqyrur hetimet e Departamentit të Drejtësisë në lidhje me ish-presidentin republikan Donald Trump, përfshirë mënyrën se si i trajtoi dokumentet e klasifikuara dhe përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020.

 

Gjetja e dokumenteve ka ngjallur reagime të shumta megjithëse Biden është shprehur i befasuar nga zbulimi i tyre. Tashmë ai po përballet edhe me hetimin e kërkuar nga republikanët që dominojnë dhomën e përfaqësuesve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy