Historia e vërtetë e vdekjes së Stalinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Historia e vërtetë e vdekjes së Stalinit

Nga Jackie Mansky “Smithsonianmag”

Nga fundi i jetës së tij, udhëheqësi sovjetik Josif Stalin e kalonte gatë të gjithë kohën e tij të lirë në shtëpinë e tij në fshat, në periferi të Moskës, Kuntsevo. Për shkak se binte lehtësisht në depresion kur mbetej vetëm, ai thërriste rregullisht 4 pjesëtarë të rrethi të tij të ngushtë për të darkuar dhe parë së bashku ndonjë film.

Në atë kohë “bashkëluftëtarët” ishin Georgi Malenkov, pasardhësi i mundshëm i Stalinit; Lavrenti Beria, shefi i plotfuqishëm i policisë sekrete të Stalinit, Nikita Hrushovi, të cilin Stalini e kishte sjellë në Moskë për të balancuar dinamikën e fuqisë midis Malenkovit dhe Berias; dhe Nikolai Bulganin, Ministër i Mbrojtjes.

Ai do të na telefononte sapo zgjohej nga gjumi që të katërve, do të na ftonte të shihnim ndonjë film,ose për të zhvilluar një bisedë të gjatë për një çështje që mund të ishte zgjidhur në dy minuta”- rrëfeu më vonë Hrushovi. Stalini synonte që të shoqërohej me dikë por pjesërisht, dhe ti mbante nën kontroll bashkëpunëtorët e tij.

Advertisement

Në vitin 1953, Stalini ishte 73 vjeç. Ai pësoi një sulm në zemër dhe një seri problemesh shëndetësore në vitin 1945, dhe nga ai momenti shëndeti i tij nuk ishte më i njëjtë. Edhe paranoja e tij kishte arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kur iu nënshtrua një vizite rutinë në vitin 1951, mjeku i tij i tha se duhej që të pushonte më shumë dhe të punonte më pak, këshillë të cilën Stalini nuk e priti aspak mirë, shkroi biografi Roman Brakman në librin e tij “Dosja e fshehtë e Jozef Stalinit:Një jetë e fshehur”.

Disa dekada më parë ai kishte komplotuar vetë për ta përshpejtuar vdekjen e Leninit, edhe pse publikisht shtirej sikur shqetësohej për shëndetin e tij. Stalini këmbëngulte që Lenini t’i përmbahej detyrave të tij të përditshme”- thekson Brakman. Mjeku që guxoi ta këshillonte diktatorin u arrestua dhe u akuzua se punonte si spiun i inteligjencës britanike.

Advertisement

Por pavarësisht nëse Stalini donte ta pranonte apo jo, gjendja e tij shëndetësore ishte vërtet shqetësuese. Kur thirri kongresin e Partisë Komuniste – i pari në më shumë se një dekadë – në vitin 1952, ata që morën pjesë prisnin që ai të caktonte trashëgimtarin e tij.

Por në vend të kësaj, shkroi korrespondenti i “The New York Times”, Herrison Salisbëri“roli i madh dhe i vetëm i rëndësishëm në kongres, u luajt nga vetë Stalini”. Pra në vend se të përcaktonte një drejtim të qartë përpara, Stalini vazhdoi ta habiste hierarkinë e Kremlinit, duke emëruar në pozicione kyçe një mori figurash të panjohura.

Kur ishte fjala për anëtarët e rrethit të tij të ngushtë, ai u kujtonte shpesh atyre se pa të ishin të mbaruar. “Atij i pëlqente të na përsëriste:Ju jeni të verbër si kotele. Pa mua, imperialistët do t’ju mbysin!”– do të kujtonte me vonë Hrushovi. Por gjatë muajve të fundit të jetës së tij, vëzhguesit e Bashkimit Sovjetik zbuluan se me të po ndodhnin gjëra të tjera.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Advertisement

Në dimrin mes viteve 1952-1953, Stalini sulmoi hapur hebrenjtë sovjetikë, në një fushatë që parashikonte një valë të re spastrimesh dhe trazirash partiake që kujtonin Terrorin e Madh të viteve 1930. Ajo kishte potencialin të trondiste themelet e Bashkimit Sovjetik dhe udhëheqjen e tij.

Ndaj është e mundur që “bashkëluftëtarët” e tij ta kenë helmuar Stalinin natën e 28 shkurtit 1953. Në orët e vona të asaj mbrëmje, Stalini telefonoi Malenkovin, Berian, Hrushovin dhe Bulganin, si zakonisht për të parë një film.

Më pas ata u ulën të hanin darkë, gjatë së cilës Stalini i pyeti nëse ishin gati rrëfimet për një gjyq që do të orkestronte shumë shpejt. Atë dimër, Stalini kishte zhvilluar një gjueti shtrigash kundër mjekëve të Kremlinit, shumë prej të cilëve ishin hebrenj, duke pretenduar se ata kishin vrarë shumë zyrtarë të lartë sovjetikë, në atë që hyri në histori si “komploti i mjekëve”.

Gjyqi kundër këtyre mjekëve do të fillonte brenda disa javësh. Sipas dëshmisë së Hrushovit, ata biseduan deri rreth orës 5 apo 6 të mëngjesit. “Ne u përshëndetëm me shokun Stalin dhe u larguam. Mbaj mend që Stalini doli dhe na përcolli si zakonisht. Ai ishte shumë në humor, dhe atë natë bëri shumë shaka”- shkroi më vonë pasardhësi i tij.

Advertisement

Po ndoshta jo gjithçka ishte aq rozë natën e 28 shkurtit.

“A plasi atë natë ndonjë grindje e madhe?”pyet Salisbëri në librin e tij me kujtime. “A ishin ata të përgatitur për skenarin kur fushata e re e spastrimeve, mund t’i përfshinte në fund edhe ata vetë? Tre prej tyre, Malenkov, Beria dhe Hrushovi ishin shumë dinakë, të aftë, dhe të egër. A do të marshonin që të tre në rrugën drejt greminës, pa bërë asnjë lëvizje për të shpëtuar veten?”-shkruan gazetari amerikan.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Të nesërmen, Hrushovi thotë se qëndroi në shtëpi, duke pritur që Stalini t’i telefononte përftesën e radhës atë mbrëmje. Por Stalini nuk e telefonoi as atë dhe askënd tjetër. Ai nuk telefonoi për të kërkuar nga shërbëtorët mëngjesin, dhe sensorët e instaluar në dhomat e Stalinit nuk zbuluan asnjë lëvizje.

Advertisement

Sipas intervistave të mëvonshme, ata që punonin në vilën e tij pohuan se kishin frikë ta shqetësonin Stalinin. Por në librin e tyre“Stalini i panjohur”, historianët  Zhores Medvedev dhe Roi Medvedev janë dyshues. Sipas tyre “nuk do të ishte normale që stafi të kishte frikë të  hynte në dhomën e Stalinit apo edhe t’i telefononte atij”.

Vetëm në orën 10:30 të mbrëmjes dikush hyri në dhomë që të kontrollonte se si ishte Stalini. Sipas një dëshmie, ai që hyri i pari ishte roja Peter Lozgaçev, me justifikimin e dorëzimit tek shefi të postës zyrtare që vinte nga Kremlini. Dëshmitë të tjera thonë se ishte shërbëtorja.

Por cilido që hyri e pa diktatorin të shtrirë përtokë të veshur me pizhamet e tij, dhe me dyshemenë e njomur nga urina. Mbi tryezë ndodhej një gotë bosh dhe një shishe me ujë mineral. Dukej sikur Stalini ishte ngritur nga shtrati për të pirë ujë, por më pas kishte pësuar një goditje në tru.

Stafi i shërbyesve në vilë e çoi Stalinin në divanin e dhomës së ngrënies, ku e mbuloi me një qilim. Ndërsa shumë nga të pranishmit ishin gati të thërrisnin një mjek, oficerët që ishin roje donin të prisnin udhëzimet e udhëheqjes së partisë. Këta të fundit telefonuan Berian, i cili u tha të mos i tregonin askujt për atë që kishte ngjarë me Stalinin.

Advertisement

Beria dhe Malenkov ishin të parët që shkuan në rezidencën  e Stalinit.

Sipas dëshmisë së  botuar nga Migel A.Faria në revistën “Surgical Neurology International”, roja Lozgaçev tha se kur pa Stalinin duke gërhitur rëndë, Beria pyeti:“Lozgaçev, pse të ka kapur paniku? Nuk e sheh, shoku Stalin po fle shumë mirë. Mos e shqetësoni, dhe mos na shqetësoni ne të tjerëve”.

Edhe nëse askush mund të mos e ketë helmuar Stalinin një natë më parë, Simon Sebag Montefiore pretendon në librin e tij “Stalin: Në oborrin e Carit të Kuq” se ata mund ta kenë ditur gjendjen e tij të rënduar shëndetësore, dhe morën vendimin për ta shpejtuar vdekjen e tij.

Beria nuk ishte më i preferuari i Stalinit, ndaj ai kishte shansin të përfitonte më shumë nga vdekja e udhëheqësit. Por Beria mund ta ketë besuar vërtet atë që po thoshte .Për syrin e dikujt që nuk ishte mjek, Stalini mund të dukej se ishte duke fjetur. Dhe me “provat” e komplotit të mjekëve, askush nuk donte që të telefonte mjekët.

Advertisement

Me dashje apo jo, vetëm rreth orës 7 të mëngjesit të ditës tjetër, u vendos të njoftohej  Ministri i Shëndetësisë për të përzgjedhur mjekët për një diagnostikim fillestar. Kur mjekët mbërritën,ata gjetën një Stalin që nuk reagonte, me krahun dhe këmbën e tij të djathtë të paralizuar, dhe me tensionin 19 me 11.

Ata duhej ta ekzaminonin atë, por duart u dridheshin. Madje dentisti i nxori nga goja protezat e tij që i ranë përtokë”-sipas dëshmisë së Lozgaçev. Ata urdhëruan qetësi të plotë nga të pranishmit dhe i vinin Stalinit shushunja pas veshëve për ti thithur gjakun e shkaktuar nga hemoragjia, një kompresë të ftohtë në kokë, dhe rekomanduan që të mos i jepej për të ngrënë.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dy ditë më vonë, Radio Moska njoftoi se Stalini kishte pësuar një goditje në tru të dielën në mbrëmje. Në njoftim thuhej se ai po merrte trajtimin e duhur mjekësor nën vëzhgimin e ngushtë të drejtuesve të partisë, i formuluar në mënyrë të tillë për ta siguruar publikun e zemëruar se asnjë nga mjekët nuk ishte i lidhur me komplotin e pretenduar.

Advertisement

Ironikisht, ata që u konsultuan për atë rast ishin edhe disa mjekë të burgosur.

Njëri prej tyre ishte patologu Aleksandër Miaznikov, që rrëfeu se ishte në mesin e marrjes në pyetje nga hetuesit, kur këta të fundit t’i kërkonin këshilla mjekësore.

Më 5 mars, Stalini nisi të vjellë gjak, një detaj ky i censuruar në raportin përfundimtar të lëshuar nga Komitetit Qendror, derisa ky detaj u ri-zbulua në vitin 2013 nga Xhonatan Brent dhe Vladimir Naumov. Provat e varrosura prej kohësh mund të sugjerojnë një mbulim.

Dihet se natën e 28 shkurtit, Stalini piu si zakonisht “lëng frutash” (verë gjeorgjiane e holluar me ujë). Helmi, ndoshta në formën e varfarinës helmuese, pa shije, që e hollon gjakun, mund të jetë hedhur në pijen e Stalinit, duke i shkaktuar hemoragji në stomak, shkruan Faria.

Advertisement

Por nëse është kështu, kjo ka të ngjarë të mbetet përgjithmonë një çështje spekulimi, theksojnë Brent dhe Naumov në librin e tyre “Krimi i fundit i Stalinit: Komploti kundër mjekëve hebrenj, 1948-1953”. Atë natë, sundimi mizor 30-vjeçar i Stalinit mbi Bashkimin Sovjetik përfundoi. Vdekja e tij u regjistrua në orën 21:50 të mbrëmjes.(CNA.al)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy