Humb jetën adoleshentja iraniane/ Kaloi në koma pasi u sulmua nga policia e moralit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Humb jetën adoleshentja iraniane/ Kaloi në koma pasi u sulmua nga policia e moralit

Një muaj pasi kishte rënë në koma ka humbur jetën adoleshentja iraniane Armita Garavand, e cila dyshohet se u sulmua nga policia e moralit. Lajmin e bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve “IRNA” si dhe mediat e tjera të lidhura me Iranin. Mëngjesin e 1 tetorit 16-vjeçarja u sulmua dhe u arrestua nga oficerët në stacionin e metrosë Shohada, sepse nuk respektoi mbajtjen e shamisë.

 

Së bashku me adoleshenten ishin dhe 2 mikeshat e saj, njëra prej të cilave deklaroi se zyrtaret e policisë e kanë dhunuar fizikisht Garavanden, e cila më pas ka humbur vetëdijen duke goditur kokën. Një burim nga spitali që foli në kushte anonimati ka pohuar se e reja pas incidentit pësoi gjakderdhje të brendshme në tru. Të shqetësuara për rindezjen e mundshme të tensioneve, autoritetet iraniane e mohuan menjëherë sulmin, duke shpjeguar se vajza humbi ndjenjat  për shkak të rënies së presionit të gjakut.

 

Advertisement

Gjendja shëndetësore e Garavandës nxiti shqetësime në perëndim dhe në mesin e grupeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, pasi në rrjetet sociale qarkulloi një video, ku 16-vjeçarja shfaqej duke hyrë në metro, por më pas nuk tregohet se çfarë ndodhi brenda dhe pamjet më pas shfaqin vetëm momentin kur trupi i saj nxirret nga metroja.

 

Rasti i Garavandës dhe dëshmi se ka pasur fshehje të rastit nga autoritetet është i ngjashëm me ngjarjen, që çoi në vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini vitin e kaluar. Amini vdiq pak kohë pasi u arrestua nën pretendimin se nuk kishte veshur si duhet hixhabin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy