I akuzuar për krime lufte/ Nis në Hagë gjyqi ndaj ish-komandantit të burgut “famëkeq”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I akuzuar për krime lufte/ Nis në Hagë gjyqi ndaj ish-komandantit të burgut “famëkeq”

Në Hagë të Holandë më 16 shkurt nisi gjykimi ndaj një afgani i akuzuar për krime lufte kundër të burgosurve politikë. Ai thuhet se kishte qenë mbikëqyrës i një burgu famëkeq në Kabul në kohën kur pretendohet se i ka kryer krimet.

 

I akuzuari, i identifikuar si Abdul R., 76 vjeç, akuzohet se ka qenë komandant i burgut Pul-e-Charkhi, në të cilin të burgosurit janë mbajtur pa gjyq, janë torturuar dhe ekzekutuar.

 

Advertisement

Ai akuzohet se ka ndihmuar në trajtim çnjerëzor dhe për heqje të lirisë. Nëse gjendet fajtor mund të përballet me 20 vjet burgim e deri në burim të përjetshëm.

 

I akuzuari u tha gjykatësve në Hagë se Prokuroria e kishte ngatërruar me dikë tjetër.

 

Advertisement

“Nuk jam personi që ju po kërkoni”, tha ai para gjykatës dhe më pas refuzoi që t’iu përgjigjej pyetjeve, duke thënë se nuk ndihej mirë dhe dëshironte që të kthehej në qelinë e burgut.

“Nuk mbaj mend asgjë, as emrin tim”, tha ai.

 

Prokurorët thanë se ishin të bindur se i akuzuari është personi përgjegjës për krimet. Ata thanë se ai kishte qenë komandant dhe kreu i çështjeve politike në burg nga viti 1983 deri më 1990, në periudhën kur mijëra kundërshtarë të regjimit komunist ishin mbajtur pa gjyq.

Advertisement

 

Dëshmitë e dëshmitarëve që u lexuan në gjykatë thanë se njerëzit rregullisht ishin subjekt i torturës, përfshirë edhe torturë me elektroshok, rrahje, heqjen e thonjve dhe se të burgosurit ishin mbajtur në kushte të këqija.

 

“Të burgosurit janë ekzekutuar pa gjykim. Të burgosurit janë vrarë natën”, u tha në deklaratën e një dëshmitari.

Advertisement

 

Ky gjyq po zhvillohet në Holandë sepse i dyshuari ka shtetësi holandeze. Ai kishte ardhur në këtë shtet më 2001, duke përdorur një identitet të rremë.

 

I akuzuari ishte arrestuar në shtëpinë e tij në Kerkrade më 2019 dhe që atëherë gjendet në burg.

Advertisement

 

“Mendojmë se është e rëndësishme që këto krime, që janë më të rëndat, të gjykohen, pavarësisht se sa kohë mund të ketë kaluar nga kryerja e tyre”, tha për AP prokurorja, Mirjam Blom.

 

“Ne nuk duam që Holanda të jetë strehë e sigurt për kriminelët e luftës edhe nëse ato krime kanë ndodhur shumë kohë më parë dhe shumë larg Holandës”.

Advertisement

 

Ky gjykim në Holandë është i fundit i një serie të gjykimeve që po mbahen në shtetet evropiane, ku po gjykohen personat nga shtetet si Siria dhe Afganistani./REL

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy