“I ati i kërkoi marrëdhënie seksuale”, rrëfimi i miqve që i erdhën në ndihmë 18-vjeçares së abuzuar: Ishte e tronditur, vetëm qante

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy miqtë e ngushtë të 18-vjeçares së abuzuar seksualisht nga babai në Korçë rrëfyen për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, momentet e tmerrit të adoleshentes.

Shoku dhe shoqja e saj e kishin çuar 18-vjeçaren deri te shtëpia e babait dhe po ato dy i kanë ardhur në ndihmë pas skandalit.

Dy të rinjtë rrëfyen përjetimin e tmerrshëm të ngjarjes, teksa thanë se në orët e para të mëngjesit kanë shkuar të marrin shoqen e tyre, e cila ishte e tronditur dhe vetëm qante.

Shoqja: E pyesja vazhdimisht ‘çfarë ke’ dhe më thoshte se do të tregoj. Më pas më dërgoi disa voice.

Advertisement

Pyetje: Çfarë ndjeje ti kur dëgjoje bisedat?

Shoqja: Dridhesha e tëra, e humba fare.

Pyetje: Si ishte gjendja e saj në mëngjes, kur vajte me shokun tënd?

Shoqja: Qau direkt.

Advertisement

Pyetje: Ishte e shqetësuar kur e dërgove te babai?

Shoqja: Thjesht kishte një parandjenjë të keqe, ndjente që do të ndodhte një gjë e keqe.

Pyetje: Ti i dije problemet familjare të saj?

Shoqja: Po normale, e dija gjithë historinë e saj.

Advertisement

Pyetje: Çfarë ndodhi pas vajtët rreth orës 4 të mëngjesit në qendër dhe morët shoqen?

Shoqja: Kur erdhi te shtëpia ime në orën 5 të mëngjesit, fola me të. Më pas, pritëm sa doli mami im nga puna. Ne shkuam në polici, po atë ditë u kap dhe babai i shoqes sime, që nuk e Meriton emrin ‘baba’. Ai u kap në fshat atë pasdite. Më pas, bisedat audio i kam hedhur në disk dhe i kam printuar dhe në fletë, por ditën tjetër.

SHOKU i 18-vjeçares: U nisa rreth orës 2 të mëngjesit, më njoftoi shoqja ime. Më tregoi si ishte problemi. Unë u nisa direkt në fshatin e saj. Kur e dërguam te babai ishte normale, kur e morëm ishte e tronditur, shumë e demoralizuar, nuk kam fjalë.

Pyetje: Çfarë ndodhi pasi e morët?

Advertisement

Shoku: Nuk doja ta trondisja më shumë, e lashë të rrinte në qetësinë e saj. E pyeta njëherë çfarë ndodhi, por ajo vetëm po qante.

18-vjeçarja e abuzuar

Pyetje: Si u ndje mamaja?

18-vjeçarja: Nuk është e lehtë për një nënë të dëgjoj këtë gjë.

Advertisement

Pyetje: Sa e menduar denoncimin?

18-vjeçarja: Nuk e mendova fare, ishte dicka që duhej bërë, sepse 20 vite dhunë nuk e denoncuam kurrë, por kjo ishte dicka që nuk mbante.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy