I kërcënoi me thikë, policët francezë vrasin me 20 plumba 40-vjeçarin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I kërcënoi me thikë, policët francezë vrasin me 20 plumba 40-vjeçarin

Një person që kërcënoi me thikë policët u vra nga forcat e rendit në Paris natën e së premtes ndaj të shtunës, njoftoi prokuroria.

Bëhet fjalë për një shtetas të lindur 1984 në Sudan, që nuk ishte i njohur për autoritetet.

Policia hapi zjarr pasi e neutralizoi përkohësisht, tha prokuroria, e cila ka nisur hetimet për ngjarjen.

Pak para orës 3 të mëngjesit shërbimet e policisë morën një telefonatë për një person kërcënues me thikë kasapi, i cili ndodhej në stacionin e tramvajit Butte në lagjen 19 të Parisit.

Advertisement

Kur arritën, panë burrin që mbante një thikë kasapi në njërën dorë dhe një fletore me fjalë në arabisht në tjetrën.

Pasi nuk iu bind urdhrave të oficerëve për të hedhur thikën dhe pavarësisht përdorimit të përsëritur të elektroshokut, burri filloi të vraponte drejt tyre duke mbajtur thikën e kasapit.

“Sipas të dhënave të para, katër policë kanë përdorur armët duke qëlluar rreth 20 herë. Asnjë punonjës policie nuk u lëndua, por ata që përdorën armët u dërguan në spital në gjendje shoku”, tha prokuroria. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy