Ida sjell apokalips në SHBA, 22 viktima nga stuhia e pestë më e fortë në historinë e vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ida sjell apokalips në SHBA, 22 viktima nga stuhia e pestë më e fortë në historinë e vendit

Përkeqësohet gjithnjë e më shumë bilanci i viktimave nga stuhia Ida në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më tepër se 22 persona kanë humbur jetën, mes tyre dhe një fëmijë 2-vjeçar, nga vërshimet e fuqishme të ujit në Nju Jork dhe Nju Xhersi.

Për disa, vdekja ishte tepër tragjike pasi mbetën të bllokuar në bodrumet e banesave. Sasitë e mëdha të shiut shkaktuan përmbytjet e rënda duke bërë që rrugët dhe stacionet e metrove të ktheheshin në lumenj dhe ujëvara. Guvernatorët e Nju Jorkut, Konetikat dhe Nju Xhersit shpallën gjendjen e emrgjencës, ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden, ofroi ndihmën federale për zonat e prekura nga stuhia.

“Ka shumë dëme. Ia bëra të qartë guvernatorëve se ekipi im dhe FEMA (Agjencia Federale pë rMenaxhimin e Emergjencave) janë në terren dhe janë gati të ofrojnë të gjithë ndihmën e nevojshme.”, tha Biden.

Në fjalën e tij, Biden tha se përmbytjet brutale dhe masive janë provë e krizës klimatike. Presidenti theksoi nevojën për t’u përgatitur më mirë për të përballuar këto fenomene natyrore që bëhen gjithnjë e më të ashpëra.

Advertisement

Ndërkohë, pamje të postuara në rrjetet sociale treguan stacione metroje, banesa dhe rrugë të zhyTura në ujë. Policia u kërkoi qytetarëvë të qëndrojnë larg rrugëve ndërsa departamenti zjarrfikës tha se u ishte përgjigjur një sërë thirrjeve për ndihmë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy