Ikën nga Kabuli edhe “luftëtarja” e fundit që u përball me talebanët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ikën nga Kabuli edhe “luftëtarja” e fundit që u përball me talebanët

Korrespondentja e televizionit amerikan CNN, Clarissa Ward, një nga përfaqësueset e fundit të mediave ndërkombëtare që mbeti në kryeqytetin e pushtuar nga talebanët, u largua nga Kabuli brenda natës.

Ward kishte qenë protagoniste në ditët e fundit të raporteve të guximshme që dokumentonin kaosin në zonën e aeroportit dhe dhunën e kryer nga talebanët.

Ajo gjithashtu kishte marrë kërcënime të qarta nga forcat talebane për t’u larguar. Vetë gazetarja postoi në Twitter një fotografi të realizuar brenda aeroplanit ushtarak që e çoi në Doha.

Raportimi i fundit i Ward

Advertisement

Pas tri javësh në Afganistan, i bashkohemi turmës në aeroportin e Kabulit, e vetmja pikë dalëse nga vendi.

Clarissa Ward: Këtu është bllokuar gjithçka… Ka shumë makina…

Qindra njerëz presin në vapë, me shpresën se do të largohen.

Clarissa Ward: Sapo arritëm të futemi në kompleksin e aeroportit dhe më duhet të them se atmosfera është shumë e nderë, grumbuj njerëzisht të dëshpëruar, fëmijë që ulërijnë dhe nëna me foshnja… Nuk do të ndodh shpesh të shohësh njerëz kaq të dëshpëruar.

Advertisement

Ata pak njerëz që arrijnë deri këtu janë të rraskapitur dhe të frikësuar, por janë më fatlumët.

Ia kanë dalë të kalojnë kontrollet e Talebanëve, rojeve afgane dhe më në fund janë futur në rrethimin e aeroportit. Por nuk mund t’i harrojnë ata që kanë lënë pas.

Gruaja: Ne po ikim, dhe jemi të lumtur për këtë. Por jemi zemërthyer për vendin tonë. Sidomos për ata që nuk mund të largohen, që kanë ngecur këtu. Jemi vërtet zemërthyer.

Clarissa Ward: Çfarë ndjen për të gjitha nënat me vajzat e tyre të vogla, që do të rriten nën sundimin e Talebanëve?

Advertisement

Gruaja: Dhimbje, shumë dhimbje

Clarissa Ward: Tani jemi në fund të një radhe shumë të gjatë. Sigurisht që prioriteti është largimi i fëmijëve dhe foshnjave sa më shpejt të jetë e mundur. Por mendoj se do të qëndrojmë ca kohë këtu.

Qëndrojmë për orë të tëra nën diellin përvëlues, të gjithë kërkojnë një strehë ku të munden.

Durimit po i vjen fundi.

Advertisement

Është një proces tmerrësisht i ngadaltë, por më në fund na lejojnë të futemi.

Jemi në pistë, tashmë të sigurt, por kaosi vazhdon.

Djali: Kam 2 ditë që pres. Që dje, prej orës 3 të mëngjesit.

Clarissa Ward: Më trego si ishte situata teksa përpiqeshe të futeshe në aeroport.

Advertisement

Djali: Kishte shumë njerëz që përlesheshin me njëri-tjetrin për të çarë rrugën. Por në fund ia dolëm.

Clarissa Ward: Ne jemi disa prej më fatlumëve. Të tjerë, siç e dëgjuan, presin prej 2 ditësh. Ndërsa disa të tjerë kthehen mbrapsht sepse nuk kanë dokumentet e duhura. Nuk ka diskutim që të gjithë po bëjnë më të mirën, por nuk është e qartë nëse kjo mjafton për t’i larguar të gjithë dhe nuk dihet sa do të duhet të presin akoma për të përfunduar këtë operacion masiv.

Kush është Clarisa Ward

Ajo është një nga gazetaret më të famshme në botë dhe gjithashtu një nga më të guximshmet. Britanikja Clarissa Ward, korrespondente e CNN nga Kabuli, ka tërhequr vëmendjen e publikut botëror për gjakftohtësinë e saj.

Advertisement

E lindur në Londër në vitin 1980 nga një baba amerikan dhe nënë angleze, Ward ka bashkëpunuar me stacionet kryesore televizive amerikane.

Para CNN, ajo kishte qenë në CBS, kishte punuar si korrespondente nga Moska për ABC News dhe më parë për Fox News.

Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka mbuluar konfliktin izraelito-palestinez, luftën civile siriane, revolucionin ukrainas. Por tani, edhe asaj i është dashur t’i nënshtrohet ngjarjeve, duke u larguar nga Afganistani.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy