Ilir Meta nxehet me Arian Çanin: Pse nuk ishte në protestë? Gazetari: Nuk i plas njeriu ça thoni ju, njerëzit rrinë në shtëpi e hanë mish

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ilir Meta nxehet me Arian Çanin: Pse nuk ishte në protestë? Gazetari: Nuk i plas njeriu ça thoni ju, njerëzit rrinë në shtëpi e hanë mish

Ilir Meta është nxehur me Arjan Çanin, teksa ishin bashkë të ftuar në TV-në që i ka zyrat tek pallati i gruas së tij.

Meta tha se Çani bën si opozitar i flakte por nuk ka shenja.

Ilir Meta: Ju nuk keni as shenja se nuk keni dalë në shesh, po të kishit dalë do kishit edhe ju shenja në trup si të tjerët….

Arian Çani: o Ilir më fal ti po më kërkon mua të dal në shesh?

Advertisement

Ilir Meta: Jo jo, atë s’ta kërkoj unë, por s;ke shenja se nuk ke dalë në shesh këtë po them…

Arian Çani: Po ju s’po më lini të flas,….se jemi në studio të ndryshme o Ilir. Në qoftë se Meta nuk pranon ta hapë këtë bisedë katërshe, kot që rrimë. Ta bëjmë dialog.

Askush nuk e ve në diskutim që ky vend dhe ky sistem nuk është demokratik. Policia është forcuar dhe është investuar llahtarisht shumë.

Në çdo qytet postoblloqe me policë për të krijuar një presion psikologjik, Ne duam apo nuk duam, jetojmë në një regjim.

Advertisement

Kujt i shërbejnë të gjitha këto detaje juridike? Kush është ky Dvorani? Njerëzit janë komplet jashtë loje…

Ke ndonjë zgjidhje të na japësh sot? Nuk i plas njeriu…

Meta: Nuk të plas ty, por i plas njerëzve.

Çani: Ata njerëz do të ishin në shesh. Fakti që janë në shtëpi duke ngrënë mish, është problemi juaj…Këtu është ngritur shtet policor….

Advertisement

Ilir Meta: Epo nëse ju keni frikë nga policia, normal që do dhunoheni…nëse keni frikë, mos i vini faj as Enver Hoxhës….

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy