
Një burrë është arrestuar pasi është sulur me vrap drejt arkivolit të Mbretëreshës për të hequr flamurin që ndodhet sipër tij në Westminster Hall në orët e vona të mbrëmjes së të premtes.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë rojet duke neutralizuar një burrë dhe të tjerë që e nxjerrin jashtë të kapur nga krahët e këmbët.
Transmetimi i drejtpërdrejtë televiziv nga brenda ndërtesës ku prehet arkivoli i monarkes u ndërpre rreth orës 22:00.
Kur u rikthye transmetimi, gjithçka ishte normalizuar.
“Burri u arrestua për shkelje sipas Ligjit për Rendin Publik dhe aktualisht është në paraburgim.
Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha: “Rreth orës 22:00 të së premtes 16 shtator, oficerët nga Komanda Parlamentare dhe Mbrojtja Diplomatike e Met arrestuan një burrë në Ëestminster Hall pas një incidenti.