minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Indi/ Ish politikani dhe vëllai i tij qëllohen për vdekje në transmetim të drejtpërdrejtë - Struga.info


Indi/ Ish politikani dhe vëllai i tij qëllohen për vdekje në transmetim të drejtpërdrejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Indi/ Ish politikani dhe vëllai i tij qëllohen për vdekje në transmetim të drejtpërdrejtë

Një ish politikan indian i dënuar për rrëmbim është qëlluar për vdekje në transmetim të drejtpërdrejtë në në TV së bashku me vëllain e tij.

 

Atiq Ahmed, i cili ishte i shoqëruar nga efektivë policie, po fliste me gazetarët, teksa një armë zjarri iu vendos në kokë.

 

Advertisement

Mediat ndërkombëtare raportojnë se tre burra ishin shtirur si gazetarë dhe menjëherë pas ngjarjes së rëndë u vunë në pranga.

 

Djali adoleshent i Ahmedit u qëllua për vdekje nga policia disa ditë më parë.

 

Advertisement

Dhjetra raste, duke përfshirë rrëmbim, vrasje dhe zhvatje, janë regjistruar kundër Atiq Ahmedit gjatë dy dekadave të fundit. Një gjykatë lokale e dënoi atë dhe dy të tjerë me burgim të përjetshëm në mars të këtij viti në një rast rrëmbimi.

 

 

Videot e bëra virale tregojnë viktimën dhe vëllain e tij, Ashraf, të dy në pranga, duke folur me gazetarët gjatë rrugës për një kontroll mjekësor në spital disa sekonda para se të qëlloheshin të dy.

Advertisement

 

Në pamjet, të shpërndara gjerësisht në mediat sociale dhe kanalet televizive, Ahmedi pyetet nëse mori pjesë në funeralin e djalit të tij.

 

Fjalët e tij të fundit para kamerës janë: “Nuk na morën, prandaj nuk shkuam”.

Advertisement

 

Tre sulmuesit e dyshuar kishin mbërritur në vend me motoçikleta, tha policia. Në vendngjarje kanë mbetur të plagosur edhe një polic dhe një gazetar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy