Infermieri homoseksual u rrah për vdekje/ Spanjollët “vërshojnë” në rrugë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Infermieri homoseksual u rrah për vdekje/ Spanjollët “vërshojnë” në rrugë

Vdekja e një infermieri 24-vjeçar, Samuel Luiz, që ishte pjesë e komunitetit LGBT, ka ngritur spanjollët në protestë. I riu kishte dalë me miqtë e tij në një klub nate të shtunën, kur u dhunua barbarisht.

 

Ai doli jashtë klubit të natës për një telefonatë, kur dy kalimtarë nisën ta akuzonin se po filmonte ata pa të drejtë. Pasi e sulmuan, ata u kthyen disa minuta më vonë me 12 persona të tjerë për të rrahur për vdekje infermierin. Samuel Luiz u dërgua në spital, por ai nuk mbijetoi dot.

 

Advertisement

Nga autoritetet se ky ishte një sulm i motivuar nga homofobia. Për këtë arsye qytetarët janë organizuar në protesta. Mijëra njerëz dolën në rrugët e disa qyteteve të Spanjës për të kërkuar drejtësi, barazi dhe mbrojtje për komunitetin LGBT.

 

Sulmi është ende duke u hetuar por ka ngjallur zemërim të gjerë në Spanjë dhe ka shkaktuar demonstrata në A Coruña, Madrid, Barcelona, Valencia, Salamanca, Bilbao e Zaragoza.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy