Sfida nga Agai, kush janë fermerët që shkojnë në televotim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sfida nga Agai, kush janë fermerët që shkojnë në televotim

Moderatorja Fjoralba Ponari tregoi se Ditea dhe Dijonisi janë dy fermerët më të preferuar për publikun.

Ata duhet të zgjedhin fermerët që do të kenë në grup, ku do të përballen bashkë në një sfidë.

“Dy fermerët më të votuar janë Dijonis dhe Ditea. Secili prej jush do të bëj zgjedhjen e fermerëve që do të ketë në grup”, tha Fjoralba Ponari.

Ditea zgjodhi Florin, Marianën, Glorian, Çiljetën, Xhesikën

Advertisement

Dijonisi zgjodhi Renisin, Buçkon, Baby G, Albanon, Elsën

Të dy grupet u përballën në një kuic, ku duhet të përgjigjeshin saktë pyetjeve për bulmetin.

“Pas pyetjes me tre alternative, i pari që shtyp butonin ka të drejtën e përgjigjes. Nëse përgjigja është e gabuar, ka të drejtë të përgjegjet grupi tjetër”, shpjegoi kryeplaku Bes Kallaku.

Fitues i sfidës u shpall grupi i Dijonisit, ndërsa grupi i Diteas  shkoi në televotim.

Advertisement

Ditea, Flori, Mariana, Gloria, Çiljeta dhe Xhesika janë fermerët që shkojnë në televotim. Dy më pak të preferuarit do të përballen në sfidë spektaklin e së hënës.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy