Inteligjenca britanike: Forcat ruse 25 km nga Kievi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inteligjenca britanike: Forcat ruse 25 km nga Kievi

Në përditësimin e fundit të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se pjesa më e madhe e forcave ruse janë tani 25 km nga qendra e qytetit të Kievit.

Sipas Ministrisë, kolona e madhe ruse në veri të kryeqytetit është shpërndarë dhe “ka gjasa që të rrethojë qytetin”.

“Mund të jetë gjithashtu një përpjekje e Rusisë për të reduktuar cenueshmërinë e saj ndaj kundërsulmeve ukrainase”, thotë Ministria e Mbrojtjes.

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, janë raportuar shpërthime në Kiev.

Advertisement

Ndërkohë qytetet e Chernihiv, Kharkiv, Mariupol dhe Sumy janë të rrethuar dhe përballen me bombardime të rënda, shton Ministria.

Ndërsa sipas zëdhënësit të ministrisë ruse të mbrojtjes Igor Konashenkov, trupat ruse kanë shkatërruar 3,491 objekte të infrastrukturës ushtarake ukrainase në Ukrainë deri më tani.

Forcat ruse “vazhdojnë ofensivën në Ukrainë në një front të gjerë”, tha Konashenkov.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy