Inteligjenca ukrainase: Lufta i kushton Putinit 15 miliardë euro çdo ditë, po iu mbarojnë raketat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inteligjenca ukrainase: Lufta i kushton Putinit 15 miliardë euro çdo ditë, po iu mbarojnë raketat

Përfaqësues të inteligjencës ukrainase janë të bindur se plani i Vladimir Putinit për të pushtuar Ukrainën nuk do të funksionojë.

Sipas Daily Mail, Kremlini nuk ka një plan taktik të mirë, dhe kjo vihet re dhe në sulmimet e pakoordinuara ndaj ushtrisë ukrainase.

Një mbrëmje më parë, ushtria ukrainase bëri një rezistencë të fortë ndaj Rusisë duke mos i lejuar të avancojnë më tepër drejt Kievit.

Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, shprehet se deri më tani, ushtria vendase u kanë shkaktuar një dëm kolosal Rusisë, me vdekjen e të paktën 2800 ushtarëve, shkatërrimin e 80 tankeve, 516 automjeteve të blinduara, 10 avionëve dhe 7 helikopterëve.

Advertisement

Burime nga inteligjenca ukrainase raportojnë për Daily Mail se kostoja ditore për Rusinë është 15 miliardë euro, dhe sipas tyre, ushtrisë ruse i ka mbetur vetëm pak raketa.

Për më tepër, sipas inteligjencës ukrainase, plani i Putinit është për të shkaktuar panik, për të goditur me raketa ndërtesat ku jetojnë civilë, të krijojë turbulencë edhe tek ushtria e Ukrainës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy