Investigimi i “The Sun”: Bandat shqiptare po synojnë gratë shtatzëna për të siguruar leje qëndrimi. Emigrantët e paligjshëm bëhen “baballarë” të foshnjave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bandat shqiptare po synojnë nënat e ardhshme që janë të gatshme të regjistrojnë emigrantët si baballarë të fëmijëve të tyre të palindur, ka zbuluar një hetim nga “The Sun”.

Reklamat e Tik Tok po bëjnë thirrje për gra që janë gati të kenë në certifikaën e lindjes së fëmijës së tyre emrin e një azilkërkuesi, të cilit i është refuzuar qëndrimi në  Britani. Kështu ai mund të shmangë dëbimin duke pretenduar se ka një familje në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas “The Sun”, shifrat e emigrantëve që kanë kaluar Kanalin Anglez deri më tani përgjatë kjëtij viti kanë arritur në 5400, një rekord i ri.

Gjat hetimit, “The Sun” gjeti një llogari në Tik Tok, e cila është emëruar “Zyra konsullore Londër”.

Advertisement

“Puna jonë vazhdon çdo ditë. Kemi gra me fëmijë. Regjistroni fëmijët e tyre me emrin tuaj në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në llogarinë e Tik Tok.

Anëtarët e bandave ndajnë imazhin e një bisede në WhatsApp. At kanë biseduar me një grua “Katy me fëmi”, e cila i ka dërguar foto të ekos së fëmijës.

Anëtari i bandës i përgjigjet: Uau, ai duket shumë i mirë dhe i fortë. Mezi presim ta shohim atë.

Ajo përgjigjet: Po, gjithçka është në rregull.

Advertisement

Anëtari i bandës përgjigjet: Mirë. Unë do ta njoftoj klientin.

Investigimi i “The Sun”: Bandat shqiptare po synojnë gratë shtatzëna për të siguruar leje qëndrimi. Emigrantët e paligjshëm bëhen “baballarë” të foshnjave

Një person i brendshëm në komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar tha për The Sun: Një marrëveshje është bërë mes ndërmjetësit dhe një gruaje britanike.

Sipas marrëveshjes, kur fëmija lind, në certifikatën e lindjes shkruhet emri i një emigranti ilegal shqiptar.

Advertisement

“Pastaj duke përdorur ligjet për të drejtat e njeriut, ky person aplikon për leje qëndrimi.”

“Është një mënyrë e re për të siguruar lejen për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar dhe përdoret nga njerëz azili i të cilëve është refuzuar nga Zyra e Brendshme dhe do të deportohen në çdo kohë.

Një vendim i Komisionit të Përzgjedhur të Çështjeve të Brendshme në qershor të vitit të kaluar për ta shpallur Shqipërinë një vend “të sigurt” ndihmon në shpjegimin e këtyre grupeve të mashtrimit.

Në tre muajt e parë të këtij viti, 700 persona janë dëbuar në vendlindje.

Advertisement

Ndërkohë, shifrat e Home Office tregojnë se 13,714 shqiptarë kanë aplikuar për azil deri në mars 2023./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy