Iran-Izrael, kërcënime për luftë, dy vendet paralajmërojnë hakmarrje ndaj njëri-tjetrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Iran-Izrael, kërcënime për luftë, dy vendet paralajmërojnë hakmarrje ndaj njëri-tjetrit

Izraeli do ti përgjigjet sulmeve te Iranit. Kështu ka deklaruar shefi i ushtrisë izraelite Herzi Halevi

“Ky lëshim i kaq shumë raketave dhe dronëve  në territorin izraelit  do të përballet me një  përgjigje. Ushtria jonë  mbetet e gatshme t’i kundërpërgjigjet  çdo kërcënimi nga Irani dhe përfaqësues të tij  si dhe të vazhdoj misionin për të mbrojtur Izraelin”,  tha Halevi.

Por një tjetër përgjigje e menjëhershme erdhi edhe nga Irani . Sipas agjencisë zyrtare shtetërore të lajmeve  IRNA zëdhënësi i ushtrisë deklaroi se Teherani do të reagojë edhe më ashpër nëse do të ketë sulme nga Izraeli.

“U kujtojmë krerëve të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë që të ndalojnë mbështetjen e regjimit terrorist  të Izraelit. Republika Islamike e Iranit ka dëshmuar se nuk është një luftënxitëse dhe nuk kërkon të përhapë luftën. Përgjigja do të jetë më e fortë nëse regjimi kryen një akt më të ashpër agresiv”,  tha zëdhënësi i lartë i ushtrisë iraniane, Abolfazl Shekrachi.

Advertisement

Ndërkohë mediat e huaja raportojnë  gjithashtu se në televizionin shtetëror në Iran, zëvendësministri i Jashtëm Ali Bagheri Kani u shpreh se vendi i tij nuk do të presë 12 ditë për t’iu përgjigjur një sulmi tjetër izraelit, por do të hakmerret brenda  disa sekondash.  Po ashtu edhe presidenti i Iranit Ebrahim Raisi   në  një telefonatë që pati me emirin e Katarit paralajmëroi  se veprimi më i vogël  kundër interesave iraniane do të marrë një përgjigje të ashpër.

Irani përdori qindra dronë, raketa balistike dhe raketa lundruese gjatë sulmit kundër Izraelit në fundjavë.

Sulmi i të shtunës ishte i pari i drejtpërdrejtë që Irani e kreu kundër Izraelit, pavarësisht armiqësisë së vjetër mes këtyre dy vendeve. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy