Irani “rrëmben” çisternat greke; dyshohet për hakmarrje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Irani “rrëmben” çisternat greke; dyshohet për hakmarrje

Ky është momenti kur dy helikopterë të marinës iraniane u ulën në dy anijet greke, prangosën ekuipazhet për të çuar cisternat e naftës në ujërat territoriale të Iranit.

 

Ishin vet mediat iraniane që transmetuan pamjet nga momenti i sekuestrimit të dy cisternave greke në Gjirin Persik që ndodhi me datë 28 maj.

 

Advertisement

Në anijen “Delta Poseido” kishte një ekuipazh prej 25 personash, duke përfshirë dy grekë, ndërsa anija “Prudent Warrior” kishte  23 persona, midis tyre 8 grekë dhe një qipriot.

 

Referuar mediave vendase, i gjithë ekuipazhi është në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Advertisement

Burimet diplomatike në Greqi thanë se është ende e paqartë nëse iranianët do të lënë ekuipazhin të largohet dhe do të fokusohen vetëm në sekuestrimin e naftës.

 

Sipas mediave ky veprim erdhi si një shenjë hakmarrjeje pasi qeveria greke vendosi të sekuestroje disa muaj më parë një anije ruse qe besohet se kishte destinacion Iranin. Autoritetet greke thonë se kjo është një shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy