Ish deputeti socialist, tani zyrtar i LSI: Rilindja nuk është PS, por sekt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish deputeti socialist, tani zyrtar i LSI: Rilindja nuk është PS, por sekt

Presidenca Gjermania është shpresa e Shqipërisë për rrugëtimin drejt BE-së. Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo, e vlerëson tejet pozitiv këtë fakt, por thekson se qeveria do të duhet të përmbushë një më një të 15 kushtet, në të kundërt do të mbetet pas dyerve të BE-së.

”Nga 15 kushte, 9 janë kushte të Bundestagut gjerman. Bundestagu është shumë strikt, do të jemi të detyruar ti plotësojmë një nga një këto kushte që të marrim votën e Bundestagut gjerman.

Nuk mund ta miratojë Bundestagu pa u plotësuar kushtet e vëna prej tij. Nëse do të jemi të përgjegjshëm dhe do ta marrim seriozisht shumë shpejt Shqipëria mund të plotësojë kushtet, i kemi mundësitë. Nuk mund të hapen negociatat sot kur renditemi si vendi i parë më i korruptuar i kontinentit, vendi i katërt apo i pestë në botë për kultivimin e kanabisit, vendi i parë për emigrimin e paligjshëm, largimin e shqiptarëve.

Nuk duhet të mendojmë që ngaqë Gjermania ka marrë kryesimin e radhës të BE mund të hapen negociatat, duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë”.

Advertisement

Nga ana tjetër, Tavo thotë se realizimi i detyra të shtëpisë kërkon vullnet politik nga të dyja palët. Ai thotë edhe se maxhoranca ka treguar se nuk ka vullnet për Integrimin.

”Kushtet patjetër duhet ti plotësojnë të gjitha forcat politike mazhorancë dhe opozitë, por përgjegjësia kryesore është e mazhorancës. Maxhoranca ka treguar se nuk ka vullnet për integrimin e Shqipërisë në BE se po të kishte vullnet nuk do të vepronte ashtu si ka vepruar qoftë me opozitën, qoftë me shqiptarë.

Kjo maxhorancë e sotme që e quan veten Rilindje, që nuk është më forcë politike, nuk është më Partia Socialiste se socialist jam unë, kjo është kthyer në një sekt që dita-ditës po i varfëron dhe mjeron shqiptarët”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy