Ish-kryeministri bullgar lirohet nga paraburgimi: Herën tjetër mund të më vrasin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish-kryeministri bullgar lirohet nga paraburgimi: Herën tjetër mund të më vrasin

Boyko Borissov, ish-kryeministri i Bullgarisë dhe kreu i partisë opozitare të qendrës së djathtë GERB u lirua nga paraburgimi të premten e 18 marsit.

“Brutalë, të shëmtuar, na kthyen në komunizëm. Mbrëmë kemi darkuar me fëmijët, kanë hyrë policë civilë dhe me uniforma. Asnjë akuzë – asgjë”, tha Borissov menjëherë pas lirimit të tij.

Ish-kryeministri bullgar Boyko Borissov kaloi natën në paraburgim policor.

“Ne qëndruam në qeli për 24 orë, ashtu si në vitin 1944. Ata erdhën, na kontrolluan, duruam 24 orë, u ftohëm. Herën tjetër mund të më vrasin”, tha lideri i GERB-it.

Sipas tij, ka pasur një sërë shkeljesh nga organet policore. Ai shpjegoi se paraburgimi ishte zgjidhja e fundit. Deri në orën 19:30 policia nuk e dinte se ku po shkonte dhe kë do të kontrollonte, sqaroi avokati.

Advertisement

Anëtarët dhe mbështetësit e GERB-it u mblodhën para ndërtesës së Policisë Kombëtare, duke brohoritur “dorëheqje” dhe duke bërtitur kundër ministrit të Brendshëm Bojko Rashkov.

Sipas informacioneve jozyrtare, më parë janë marrë në pyetje Boyko Borissov, ish-ministri i Financave Vladislav Goranov dhe publicistja e GERB-it Sevdalina Arnaudova.

Ai u arrestua si pjesë e një operacioni policor të lidhur me hetimet e zyrës së prokurorit të Bashkimit Evropian.

Po ashtu u  arrestuar ish-ministri i financave Vladislav Goranov, ish-kryetarja e komisionit parlamentar buxhetor Menda Stoyanova, si dhe këshilltarja e Borissov-it për media, Sevdalina Arnaudova.

Advertisement

“Një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në lidhje me 120 raste të Prokurorisë Evropiane në Bullgari”, bëri me dije Ministria e Brendshme.

“Kërkime dhe sekuestrime janë kryer në shumë adresa. Boyko Borissov, Vladislav Goranov, Menda Stoyanova dhe Sevdalina Arnaudova janë aktualisht të ndaluar”, thuhej në deklaratë.

/Albanianpost.com

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy