Ishte shpallur në kërkim nga Shqipëria për trafik droge, arrestohet në Greqi 32-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ishte shpallur në kërkim nga Shqipëria për trafik droge, arrestohet në Greqi 32-vjeçari

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Dhiavata të Selanikut. Adriatik Xhini nga Ksamili është arrestuar në Selanik, pasi ndaj tij kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet  për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

Xhini u shpall në kërkim në 1 prill 2019 nga policia e Sarandës pas sekuestrimit të një çante me 22 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek, në vendin e quajtur “Likojani” në Konispol. Gjatë atij operacioni u arrestuan dy transportues nga Berzhita e Tiranës dhe Polisi i Librazhdit, ndërsa u shpall në kërkim Xhini dhe shtetasi D. A.

Xhini rezulton të jetë arrestuar edhe në vitin 2018 nga policia e Sarandës ne kuadër të operacionit “Transferimi” ku ranë në pranga 4 persona pas gjetjes së 7 dozave kokainë dhe dyshimeve se ky grup kishte lidhje me një sasi prej 18 kg marijuanë të gjetur në Ksamil, por ishte liruar më pas nga Gjykata e Sarandës.

Gjithashtu Xhini ka qenë i dënuar edhe më herët nga Gjykata e Sarandës në vitet 2013 dhe 2014 me 13 muaj burg për “kundërshtim i punonjësit të policisë”, “plagosje e lehtë me dashje”, “shkatërrim prone”, “drejtim mjeti pa patentë”, ndërkohë që gjatë arrestimit në 2015 si i kërkuar për këtë dënim, i’u gjet edhe një dorezë metalike.

Advertisement

Edhe në vitin 2012 ai rezulton i arrestuar, pasi ishte në kërkim, sërish për një plagosje të kryer në Ksamil. Policia greke ka nisur procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy