Ishte shpallur në kërkim për plagosje/ Arrestohet 24-vjeçari në Gjirokastër (Emri)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ishte shpallur në kërkim për plagosje/ Arrestohet 24-vjeçari në Gjirokastër (Emri)

24-vjeçari Endri Kokona është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.

 

Në vitin 2020 Kokona kishte goditur më thikë një tjetër të ri për motive të dobëta.

 

Advertisement

24-vjeçari ka për të kryer edhe 7 muaj burg nga 2 vite që kishte vendosur Gjykata e Apelit në Gjirokastër.

 

Tepelenë

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Advertisement

Kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informaconet e marra në rrugë policore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Endri Kokona, 24 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë. Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 7 muaj burgim.

Në datën 04.07.2020, pas një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin L. I.

Materialet në ngarkim të shtetasit Endri Kokona i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy