
Në mesin e sezonit turistik, ishujt grekë më të vizituar janë shenjuar në zonën e kuqe të rrezikut, nga përhapja e koronavirusit.
Qendra europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, rekomandoi shmangien e të gjitha udhëtimeve, pasi kurba e infeksioneve të reja është rritur ndjeshëm javët e fundit.
Advertisement
Zonat e kuqe në hartë, dallojnë vendet me rrezik shumë të lartë për të cilat mund të kërkohet testimi dhe karantina.
Por nuk përjashtohen vendosja e orës policore si dhe të tjera masa.
Advertisement
Edhe Kreta, ishulli më i madh në vendin fqinj, u rendit në këtë qarkore.
Në Greqi shkalla e vaksinimit me një dozë ka arritur në 63 %, ndërsa vetëm 55% e popullsisë është vaksinuar plotësisht.
Advertisement