“Islami radikal, kërcenim për sigurinë në botë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Islami radikal, kërcenim për sigurinë në botë”

Islami radikal vazhdon të jetë një kërcënim i rendit të parë të sigurisë, kështu deklaroni sh-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair. Ai u bëri thirrje udhëheqësve nga e gjithë bota që të mblidhen së bashku për të zhvilluar një strategji të përbashkët për të luftuar këtë rrezik serioz për shoqëritë e tyre.

Talebanët erdhën në pushtet në Afganistan muajin e kaluar pasi Shtetet e Bashkuara tërhoqën trupat e tyre pas një lufte 20-vjeçare dhe tani Britania ka frikë se kthimi i tyre dhe vakumi i lënë nga tërheqja kaotike e Perëndimit do të lejojë militantët nga Al Kaeda dhe Shteti Islamik të fitojnë terren.

Në një fjalim në institutin ushtarak të Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, ai tha se ekziston mundësia që grupet terroriste ekstremiste të krijojnë armë biologjike. “Covid-19 na ka mësuar për patogjenët vdekjeprurës”, tha ai.

Blair, i cili dërgoi trupat britanike në Afganistan në 2001, tha se është e qartë se “Islami Radikal” nuk ka rënë si forcë ende dhe vazhdon të jetë e pranishme.

Advertisement

Sipas mendimit tim, islamizmi, si ideologjia ashtu edhe dhuna, është një kërcënim i sigurisë i rendit të parë; dhe do të na gjejë, edhe nëse ndodhet larg nesh, siç tregoi 11 Shtatori“, u shpreh ish-kryeministri britanik.

Më herët ai ka kritikuar presidentin amerikan, Joe Biden, për tërheqjen e përshpejtuar të trupave amerikane nga Afganistani. Tony Blair ka qenë pjesë e vendimit për të ndërhyrë në Afganistan pas sulmit të 11 Shtatorit në SHBA.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy