Itali-Turqi hap sonte kampionatin Europian, ja formacionet e mundshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas nje vit pushimi per shkak te pandemise Covid-19 , tashme zyrtarisht Kampionati Evropian merr jete kete te premte me sfiden Turqi – Itali, ndeshja qe ngre siparin e nje nder kompeticioneve me emblematike per futbolldashesit.

Por ajo qe eshte me rendesishme, eshte ritkhimi i tifozeve ne stadium qe edhe pse jo me kapacitet te plote, serish percjell emocionet fantastike nga tempujt e fushes se blerte.

Stadiumi Olimpiko I Romes, do te prese afro 16 mijë tifoze qe do te ndjekin drejperdrejte ndeshjen e pare te ketij kompeticioni.

Olimpiko eshte nje fortese e pathyer per Axurret, pasi  nuk njohin humbje ne nje turne te madh si Kupa e Botes dhe Europiani bashke, ku ne 8 ndeshje kane fituar 6 dhe barazuar dy. Skuadra e Mancinit do te perpiqet te ruaje kete tradite per te treguar se do jete nje skuader pretendente per ti shkuar deri ne fund ketij kompeticioni dhe per te rrembyer trofeun e dyte ne histori. Ne anen tjeter Turqia, do te tentoje surprizen.

Advertisement

Sa I perket formacioneve, Mancini pritet te rreshtoje skemen 4-3-3 me Donnarumma ne porte, ndersa katershja e mbrojtjes do te perbehet nga Florenci , Bonuci, Chielini dhe Spinazola. Ne mesfushe pritet te luajne Locatelli, Jorginho dhe Barrella, ndersa treshja e sulmit pritet te jete insignge, Immobile dhe Berardi.

Ne anen tjeter, turqia pritet te luaje me skemen 4-2-3-1. Ne porte do te jete gardiani Caker, ndersa mbrojtja do ti besohet Merash, Sojyncy, Demiral dhe Celik. Para zones defensive pritet te jene tufan dhe Yokushlu, ndersa mbeshtetje te Ylmaz, pritet te reshtohen Karaman, Calhanoglu dhe Yazici.

Italia nuk ka humbur kurrë kundër Turqisë, pavarësisht se u përball me ta në 10 raste të mëparshme, duke fituar shtatë herë dhe duke barazuar tre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy