Sot në Vizion Plus/ Bayern e Sevilla duan Superkupën e Europës ( FORMACIONET E MUNDSHME)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot në Vizion Plus/ Bayern e Sevilla duan Superkupën e Europës ( FORMACIONET E MUNDSHME)

Sezoni i ri futbollistik në Vizion Plus starton sonte në mbrëmje nga Budapesti me superkupën e Europës.

Arena Puskas pret kampionet në fuqi të Europës, Bayern Munchen të cilët sfidojnë fituesin e kupës se vogël, Sevilla.

Advertisement

Skuadra e Hansi Flick e nis si favorite këtë ndeshje pasi vinë pas një starti ëndrrash në Bundesligë në atë fitore 8-0 ndaj Shalke 04.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë dhe për spanjollët të cilët mundën me vështirësi në shtëpi Levanten me rezultatin 3-2. Skuadrat nuk do të kenë ndryshime të theksuara në organikën e lojtarëve nëse do i krahasojmë me sezonin që lamë pas.

Advertisement

Vlen të përmendet afrimi i mbrojtësit Sane nga Manchester City, i cili mund të jetë një pikë e fortë për gjermanët ndersa eshte larguar Thiago Alcantara.

Ne kampin kundërshtar tek Sevilla është rikthyer një emër i njohur si Ivan Rakitic nga Barcelona . Mesfushori kroat pritet të luajë sot ndeshjen e tij të parë zyrtare, pas kthimit te klubi andaluzian.

Dy skuadrat janë përballur dhe më herët në sezonin 2017- 2018 në çerekfinale të Champions League ku sfidën e parë e fituan bavarezët në Spanjë me rezultatin 1-2 për të barazuar më pas në Shtëpi dhe për kaluar në raundin tjetër .

Advertisement

Kjo finale do të jetë e veçantë për disa tifozë edhe për faktin se pas kaq shumë kohësh do të rikthehen një numër i vogël sportdashësish në shkallët e stadiumit .

Arena Puskas hap dyert sot për 3,000 tifozë të Bayern dhe Sevilla, si edhe 14,000 fansa hungarezë pra në total, sfida do të zhvillohet me prezencën e rreth 20 mijë tifozëve.

Advertisement

Takimi do te luhet ne orën 21:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Vizion Plus.

Formacionet e mundshme:

Advertisement

BAYERN MUNCHEN (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Süle, Boateng, Davies; Kimmich, Goretzka; Gnabry, T. Müller, Sané; Lewandowski.

TRAJNER. Hansi Flick

Advertisement

SEVILLA (4-3-3): Bounou; Jesus Navas, Koundé, Diego Carlos, Escudero; Rakitic, Fernando, Jordán; Ocampos, L. De Jong, Suso.

TRAJNER. Lopetegui

GJYQTAR: Taylor (Ing)

Advertisement

TRANSMETIMI: VIZION PLUS DHE TRING (21:00)

Sot në Vizion Plus/ Bayern e Sevilla duan Superkupën e Europës ( FORMACIONET E MUNDSHME) shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy