Italia “kap” avionët rusë duke fluturuar mbi Detin Balltik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Italia “kap” avionët rusë duke fluturuar mbi Detin Balltik

Forcat ajrore në Itali kanë njoftuar se kanë kapur disa avionë që po fluturonin mbi ujërat ndërkombëtare në Detin Baltik.

Dy burime nga mbrojtja në Romë i kanë identifikuar avionët si rusë.

Avioni i Forcave Ajrore Italiane që i përket TFA të NATO-s, u ngrit në qiell me qëllim identifikim e avioneve “spiun”. Falë këtyre avionëve është e mundur të garantohet përgjimi i çdo gjurme të dyshimtë të zbuluar nga radari në pak minuta.

Përgjimet u kryen të enjten dhe të premten në mëngjes nga avionët italianë Eurofighter me bazë në bazën polake të Malbork, si pjesë e një misioni policor ajror të NATO-s, thuhet në një deklaratë, raporton Reuters. 

Advertisement

Pas përfundimit të operacionit, avioni u kthye në bazën polake, thanë Forcat Ajrore Italiane.

Nga ana e tyre, dy burimet e mbrojtjes thanë se avionët rusë u zbuluan nga radarët, por nuk iu përgjigjën sinjaleve të radios dhe kërkesave të komunikimit./vizionplus.tv.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy