Avionët luftarakë gjermanë patrullojnë në hapësirën ajrore të Polonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Avionët luftarakë gjermanë patrullojnë në hapësirën ajrore të Polonisë

Forcat Ajrore Gjermane kanë bërë të ditur se avionët luftarakë gjermanë janë duke patrulluar në hapësirën ajrore të Polonisë.

“Duke ruajtur qiejt mbi Poloni”, thanë forcat ajrore në median sociale Twitter, mbi një foto të një avioni luftarak në nisje, pa dhënë detaje.

Një zëdhënës ushtarak i tha agjencisë së lajmeve ndërkombëtare “Reuters” se avionët “Eurofighter” po fluturonin jashtë Gjermanisë mbi Poloni.

Gjermania po furnizon gjithashtu avionët aleatë mbi Rumani me një cisternë A400M dhe po mbështet një mision shumëkombësh karburanti mbi Poloni, sipas zëdhënësit, përveç se ka vendosur gjashtë “Eurofighters” në Rumani, ku ata patrullojnë në hapësirën ajrore të armatosura për NATO-n.

Advertisement

Të hënën, Gjermania njoftoi se do të dërgonte avionë luftarakë Tornado dhe një avion patrullimi detar në zonën e Detit Baltik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy