Izraeli kërkon dorëheqjen e kreut të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt.
Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, e quajti dorëheqjen e menjëhershme të Philip Lazzarini të nevojshme. Kjo deklaratë vjen pasi ushtria izraelite njoftoi se kishte zbuluar një tunel të Hamasit poshtë selisë së agjencisë në Gaza.
Izraeli pretendon se Hamasi është infiltruar në UNRWA, agjencia kryesore për dërgimin e ndihmave humanitare për popullsinë e rrethuar të Rripit të Gazës.
“Dorëheqja e menjëhershme e Philip Lazzarini, kreut të agjencisë së OKB-së,“është e domosdoshme”, shkroi Ministri i Jashtëm Israel Katz në një postim në platformën X.
Nga ana e saj, UNRWA thekson se ka liruar selinë e saj që nga 12 tetori, pesë ditë pas sulmit të paprecedentë të Hamasit, si dhe ka bëri thirrje për një hetim të pavarur.
Sipas Forcave të Armatosura izraelite (IDF) dhe Shin Bet (agjencia e sigurisë së brendshme të Izraelit), operacionet ushtarake në javët e fundit në qytetin e Gazës zbuluan një “hyrje tuneli” pranë një shkolle të drejtuar nga agjencia e saj humanitare OKB. /vizionplus.tv/