Izraeli bombardon Hamasin/ Goditen disa baza ushtarake të militantëve 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraeli bombardon Hamasin/ Goditen disa baza ushtarake të militantëve 

Forcat izraelite kanë goditur këtë të diel disa baza të militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës.

 

Në një deklaratë, ushtria sqaroi se avionët kanë bombarduar një ndërtesë të organizatës, si kundërpërgjigje pas hedhjes së balonave me flakë në jug të Izraelit.

 

Advertisement

Sulmet vijnë pas përplasjeve të ashpra mes protestuesve palestinezë dhe trupave izraelite përgjatë kufirit.

 

Tubimet kishin për qëllim të rrisnin presionin ndaj Izraelit për të hequr bllokadën në territorin palestinez.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy