Izraeli nxjerr mësime nga lufta me Hamasin, gati sistemi me lazer që rrëzon avionët nga ajri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraeli nxjerr mësime nga lufta me Hamasin, gati sistemi me lazer që rrëzon avionët nga ajri

Një risi ushtarake është zbuluar nga Izraeli, duke shfaqur një sistem lazer që rrëzon avionët e armikut nga ajri, pas luftës 11-ditore me Palestinën.

 

Përveç qindra raketave, Hamas hodhi kundër Izraelit edhe dronë e avionë të shumtë kamikazë, të cilët shpërthyen atje ku ata ranë.

 

Advertisement

Forcat e armatosura izraelite tani kanë zhvilluar një sistem sulmi me lazer për këta avionë.

 

Ministria izraelite e Mbrojtjes njoftoi provën e suksesshme të armës së saj të re.

 

Advertisement

“Kjo e bën Izraelin vendin e parë në botë që mund të përdorë një teknologji të tillë lazer në një dron”, tha ministria.

 

Gjatë provave të suksesshme, të shtënat me lazer u qëlluan nga një aeroplan Cessna 208 Caravan, dhe Janiv Rotem, Shefi i Kërkimit dhe Zhvillimit i Ministrisë së Mbrojtjes së Kërkimit dhe Zhvillimit, deklaroi se sistemi është i aftë të godasë dronët nga një kilometer distancë, por pa dhënë më shumë detaje teknike në lidhje me sistemin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy