Izraeli gati të zgjerojë sulmet, Holanda merr vendimin drastik: Do ndalohen eksportet e pjesëve të avionit luftarak F-35

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraeli gati të zgjerojë sulmet, Holanda merr vendimin drastik: Do ndalohen eksportet e pjesëve të avionit luftarak F-35

Izraeli vijon të godasë Rripin e Gazës, pavarësisht thirrjeve të ndryshme të ndërkombëtarëve për armëpushim. Sipas asaj që raporton BBC, 164 njerëz u vranë ditën e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve të vrarë në Gaza në më shumë se 28,100 . Të paktën 67,500 të tjerë janë plagosur që kur Izraeli filloi ofensivën e tij hakmarrëse në rrip, pas sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit të 7 tetorit. Kjo situatë ka sjellë frikë të shtuar tek banorët në Rafah, ku rreth 1.5 milionë njerëz janë strehuar në Rafah , pasi janë zhvendosur nga operacionet izraelite diku tjetër. Izraeli tha se po planifikon një ofensivë në qytet , e cila është përmbushur nga disa paralajmërime nga komuniteti ndërkombëtar

Por për të frenuar sulmet e vazhdueshme, një gjykatë Apeli në Holandë ka marrë vendimin që të ndalojë eksportimin drejt Izraelit të pjesëve të avionit luftarak F-35 që prodhohen aty.

Por kundër këtij vendimi, kanë dalë disa grupime, duke thënë se kjo gjë shkel lifjin e luftës.

Pjesët në pronësi të SHBA-së ruhen në një magazinë rajonale në Ëoensdrecht dhe dërgohen në disa vende, përfshirë Izraelin.

Advertisement

Më parë, një gjykatë rrethi kishte vendosur që eksporti i tyre ishte një vendim politik dhe gjyqtarët nuk duhet të ndërhynin.

Por sëfundmi, gjykata tha në vendimin e saj: “Është e pamohueshme që ekziston një rrezik i qartë që pjesët e eksportuara të F-35 të përdoren në shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar“.

Rreth 1.5 milionë njerëz janë strehuar në Rafah, aty ku Izraeli po planifikon të zgjerojë ofensivën.

Banorët në Rafah janë “të tmerruar” nga ajo që do të vijë , tha kreu i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare për Shërbimin Botëror të BBC-së./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy