Izraeli informoi SHBA-të për sulmin ndaj Iranit, zyrtari amerikan: Ne nuk inkurajuam hakmarrjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraeli informoi SHBA-të për sulmin ndaj Iranit, zyrtari amerikan: Ne nuk inkurajuam hakmarrjen

Izraeli informoi SHBA-në të enjten se do të hakmerret në ditët në vijim kundër Iranit, siç deklaroi një zyrtar amerikan.

“Ne nuk inkurajuam hakmarrjen”, shtoi ai.

Në mëngjes herët, Izraeli goditi Iranin siç konfirmuan zyrtarët amerikanë. Tre shpërthime u dëgjuan në Isfahan, pranë një baze ushtarake që strehon avionë luftarakë në anën veriperëndimore të qytetit.

Mbrojtja ajrore e Iranit është aktivizuar në disa zona të vendit, siç raporton agjencia shtetërore IRNA.

Advertisement

Raportet për shpërthime vijnë disa orë pasi Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian i tha CNNi se nëse Izraeli ndërmerr veprime ushtarake kundër Iranit, përgjigja do të jetë e menjëhershme dhe me forcë maksimale. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy