Izraeli kërkon që Garda Revolucionare të shpallet “organizatë terroriste”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraeli kërkon që Garda Revolucionare të shpallet “organizatë terroriste”

Tel Avivi i shpalli “luftë” diplomatike Teheranit dhe ministri i Jashtëm izraelit deklaroi se sulmin e drejton ai.

Ndërsa qeveria Netanyahu konsideron një përgjigje ushtarake kundër Teheranit pas sulmit që nisi me raketa dhe dronë herët të dielën, Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, u ka dërguar letra dhjetëra vendeve duke kërkuar sanksione kundër Iranit për programin e tij raketor, siç shkruan Jerusalem Post.

“Këtë mëngjes dërgova letra në 32 vende dhe fola me dhjetëra ministra të Jashtëm dhe figura kryesore në mbarë botën duke kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit për programin e tij raketor ”, shkroi Israel Katz në Tëitter.

Ai gjithashtu bëri thirrje që Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) të shpallet një organizatë terroriste, “si një mënyrë për të kufizuar dhe dobësuar regjimin e Teheranit”.

Advertisement

Ai shtoi gjithashtu se “Irani duhet të ndalet tani, para se të jetë tepër vonë”.

Vihet re se Korpusi i Gardës Revolucionare është elita e Forcave të Armatosura iraniane.

Ajo u themelua nga Ayatollah Ruhollah Khomeini pas Revolucionit Islamik të vitit 1979 për të parandaluar një grusht shteti dhe për të mbrojtur ideologjinë shtetërore.

Ky organ ka qindra mijëra roje në shërbim të tij, duke përfshirë edhe milicinë famëkeqe Basij. Komandanti suprem është lideri fetar i Iranit Ali Khamenei, i cili ka fjalën e fundit për të gjitha vendimet kryesore./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy