Izraeli sulmon në Rafah, Autoriteti Palestinez akuzon për masakër ndaj civilëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraeli sulmon në Rafah, Autoriteti Palestinez akuzon për masakër ndaj civilëve

Izraelitët kryen një sulm ajror në Rafah, teksa Autoriteti Palestinez dhe Hamasi akuzojnë se ka kryer një masakër të civilëve duke synuar një qendër pritjeje për personat e zhvendosur.

Ushtria izraelite pretendon se goditi një kompleks ku thotë se po vepronin terroristë të rëndësishëm, ndërsa Hamasi u bëri thirrje njerëzve të dalin në rrugë.

“Kjo masakër e tmerrshme e kryer nga pushtimi izraelit është një sfidë për të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe legjitimitetin ndërkombëtar”, nënvizoi Presidenca e Autoritetit Palestinez në një deklaratë, duke denoncuar se ushtria izraelite shënjestroi qëllimisht kampin e personave të zhvendosur Barkasat.

Sipas autoriteteve të Hamasit, i cili është në pushtet në Rripin e Gazës, të paktën 35 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga bombardimet. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy