Izraeli vret liderin e dytë të grupit Xhihadi Islamik Palestinez

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraeli vret liderin e dytë të grupit Xhihadi Islamik Palestinez

Izraeli ka vrarë të shtunën liderin e dytë të grupit Xhihadi Islamik Palestinez, teksa vazhdon të rritet numri i viktimave nga sulmet ajrore në Gaza.

 

Khaled Mansour është vrarë nga sulmet ajrore në shtëpinë e tij në Rafah, në jug të Gazas.

 

Advertisement

Ky pjesëtar me ndikim në grup u ka mbijetuar pesë tentim-vrasjeve nga ushtria izraelite në të kaluarën.

 

Ai akuzohet për përgatitje të operacioneve ushtarake jashtë Gazas.

 

Advertisement

Gjashtë fëmijë dhe disa luftëtarë të grupit palestinez, përfshirë liderët – Khaled Mansour dhe Tayseer Jabari – janë në mesin e 29 palestinezëve që raportohet të kenë vdekur.

 

Rreth 400 raketa palestineze dhe mortaja janë lëshuar në Izrael prej të premtes, ka thënë një zyrtar izraelit.

 

Advertisement

Izraeli ka thënë se ka nisur operacionet për shkak të kërcënimeve që vijnë nga grupi, Xhihadi Islamik Palestinez.

 

Kjo dhunë e raportuar përbën përshkallëzimin më serioz në mes të Izraelit dhe Gazës këtë vit.

 

Advertisement

Në maj të vitit 2021, një luftë 11-ditore ka lënë të vdekur më shumë se 200 palestinezë dhe disa izraelitë.

Palët më vonë janë pajtuar për armëpushim.

 

Ushtria izraelite ka paralajmëruar se operacioni që ka nisur së fundi mund të zgjasë për një javë.

Advertisement

 

Xhihadi Islamik është një prej grupeve militante më të fuqishme që operon në Gaza.

 

Ky grup mbështetet nga Irani dhe e ka selinë në kryeqytetin sirian, Damask.

Advertisement

 

Grupi ka qenë përgjegjës për shumë sulme, përfshirë sulmet me raketa dhe të shtëna me armë zjarri kundër Izraelit.

 

Deri më tani Hamasi – grupi më i madh militant në Gaza – nuk duhet se po nis raketa nga arsenali i madh që ka.

Advertisement

 

Hamasi ka ideologji të ngjashme me Xhihadin Islamik dhe shpesh koordinohet me të.

Departamenti amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të parandalojnë përshkallëzimin.

 

Advertisement

Ky Departament ka konfirmuar mbështetjen që ka për të drejtën e Izraelit që të vetëmbrohet, mirëpo ka shprehur edhe shqetësime rreth raportimeve për viktima civile, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

 

Me shpresën e parandalimit të dhunës së mëtejmë, Egjipti është paraqitur si ndërmjetësues në mes të dy palëve dhe është raportuar të ketë dërguar një delegacion zyrtarësh në Izrael ditën e shtunë.

 

Advertisement

Tensionet mes Izraelit dhe palestinezëve

 

Tensionet rriten shpesh në mes të Izraelit dhe palestinezëve që jetojnë në Jerusalemin Lindor, në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

 

Gaza udhëhiqet nga grupi militant palestinez, Hamas, i cili e ka luftuar Izraelin disa herë.

Advertisement

Palestinezët në Gaza dhe Bregun Perëndimor thonë se janë duke vuajtur për shkak të veprimeve dhe kufizimeve të Izraelit.

 

Izraeli, në anën tjetër, thotë se është duke vepruar për të mbrojtur veten nga dhuna palestineze.

Një ndër pikat kyçe të mospajtimeve mes dy palëve ka të bëjë me Jerusalemin.

Advertisement

 

Izraeli e konsideron gjithë Jerusalemin si territor të vetin dhe si kryeqytet të pandashëm, derisa palestinezët kërkojnë që pjesa lindore të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre në të ardhmen.

 

Ankesimi i Jerusalemit Lindor nga Izraeli nuk njihet ndërkombëtarisht.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy