“Jam pa gjumë”, Kryemadhi tregon vuajtjet e 48 orëve të fundit. Hall me Bashën se nuk vjen në bulevard: Do vijë Luli, do vijë, gabimin që bëmë dje ta rregullojmë sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jam pa gjumë”, Kryemadhi tregon vuajtjet e 48 orëve të fundit. Hall me Bashën se nuk vjen në bulevard: Do vijë Luli, do vijë, gabimin që bëmë dje ta rregullojmë sot

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intergrim, Monika Kryemadhi, prej disa orësh ndodhet pranë protestuese e ka thënë se do të vijojë të ndërojë aty. Kryemadhi u shpreh se prej 48 orësh është pa gjumë, po u shpreh se nuk do të lë vetëm qytetarë.

Gjatë një bashkëbisedimi me poetin Agim Doçi, Kryemadhi pranoi edhe gabimin që bëri ditën e djeshme, duke u larguar nga ambientet e Teatrit Kombëtar dhe nuk qëndruan gjatë gjithë natës.

Kryemadhi: Kështu që unë këtu do qëndroj, nuk do lëviz më nga ky vend, asnuk çohem dhe nuk do bëj asgjë tjetër, derisa të kem fuqi.

Agim Doçi: Unë me Monikën nuk kam ndërmend të krahasohemi, sepse ne gegët kur ulemi në shesh, në mejdan me zonjat kujtojmë Tringe Smajlin, Norën e Kelmendit, Shote Galicën. Nëse unë si poet kam të drejtë ti them kjo është Shota, kjo duhet të ketë Azem.

Advertisement

Nuk e di a do bëhet Azem ai aleati tjetër, Lulzimi, nuk e ka të lehtë ai të bëhet Azem. Që të bëhesh Azem duhet të mos të ketë kapur mallkimi i Mirditës. Nëse Tirana thotë “të shpëlaftë panuklla” dhe “të hëngrët Gërdeci”, nëse Korça thotë “të hëgërt e lopëve”, nëse Shkodra thotë “të hyn vetja në qejf”, Mirdita thotë “të vdektë fjala”. Pra atyre që i ka vdekur fjala politikuajve, nuk kanë bythë me ardh me ndenj me mua, Monikën dhe me zonjat e tjera

Monika Kryemadhi: Do vijnë Gimi do vijnë. Luli do vijë, është mbledhur me grupin e punës, por do vijë. Luli do koordinojë do sensibuilizojë të gjithë njerëzit. Gabimin që bëmë dje ta rregullojmë sot dhe në vazhdim.

Agim Doçi: Monika, aleanca juaj mbaje mend prej meje, e ka humbur me autogola. Autogolat … dhe unë erdha në mëngjes dhe pashë një sjellje të protestuesve model. Nuk i ranë policisë si në 21 janar në hu dhe dru. Por bërtisnin turp dhe poshtë diktatura. Siguroni aleanca që e mbështesin Shqipërinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy