Jeff Bezos shet 50 milionë aksione të Amazon në 9 ditë, shuma e majme që fitoi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jeff Bezos shet 50 milionë aksione të Amazon në 9 ditë, shuma e majme që fitoi

Jeff Bezos shiti edhe 14 milionë aksione të tjera të Amazon me vlerë rreth 2.4 miliardë dollar. Në këtë mënyrë përfundoi edhe plani i tij për të shitur deri në 50 milionë aksione në vetëm nëntë ditë.

Transaksioni i fundit, i cili e çon shumën totale të këssj tregtie në 8.5 miliardë dollar. Njeriu i tretë më i pasur në botë nuk kishte shitur aksione që nga viti 2021.

Bezos, i cili themeloi Amazon dhe zotëron kompaninë e eksplorimit të hapësirës Blue Origin dhe Ëashington Post, nuk i ka zbuluar planet e tij të biznesit pas kësaj lëvizjeje. Ai njoftoi më 2 nëntor se po lëviz nga Seattle në Miami.

Shteti i Uashingtonit vendosi një taksë prej 7 për qind mbi fitimin e kapitalit në vitin 2022, gjë që Florida nuk e bën, që do të thotë se zhvendosja e Bezos potencialisht i kursen atij qindra miliona dollarë në taksa.

Advertisement

Bezos ka një pasuri neto prej 191.3 miliardë dollarësh, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy