Joe Biden, tur në Azinë e largët/ Presidenti amerikan do të ketë takime në korenë e jugut dhe në Japoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Joe Biden, tur në Azinë e largët/ Presidenti amerikan do të ketë takime në korenë e jugut dhe në Japoni

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden ka vizituar këtë të premte korenë e jugut, duke shënuar vizitën e tij të parë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një vend aziatik.

 

Vizita gjashtëditore në Lindjen e Largët synon ndërtimin e marrëdhënieve më të ngushta me udhëheqësit e vendeve aziatike. Presidenti Biden pritet të takohet me homologun e tij të Koresë së Jugut. Më pas, Biden do të udhëtojë drejt Japonisë, ku do të zhvillojë bisedime me kryeministrin japonez.

 

Advertisement

Bisedimet kryesisht do të fokusohen në luftën në Ukrainë, si dhe furnizimin bërthamor të Koresë së Veriut. Biden gjithashtu pritet të firmosë një paketë tjetër ndihme urgjente prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën, paketë kjo që u miratua një ditë më parë nga kongresi amerikan.

 

Nga ana tjetër bombardimet në lindje të Ukrainës vijojnë të jenë intensive. Presidenti Volodymyr Zelenskiy deklaroi se forcat ruse aktualisht janë fokusuar në qytetin Odessa, ndërsa Donjetsku është shkatërruar plotësisht.

Ndërkohë mediat ndërkombëtare kanë publikuar një video ku shfaqen ushtarë rusë që kanë kapur disa civilë ukrainas. Sipas mediave amerikane, këta njerëz më pas janë vrarë duke përbërë një provë për krimet e luftës në Ukrainë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy